Festa e ditëlindjes së Kanye West ndez reagime në rrjet
Kanye West sërish po merr vëmendje dhe këtë herë, për shkak të festës së tij të ditëlindjes. Reperi mbushi 46 vjeç dhe e festoi ditëlindjen me disa vajza të zhveshura dhe në trupin e tyre servirej sushi dhe ushqime të tjera japoneze.
Teknika quhet “Nyotaimori” (sushi nga trupi) dhe rrjedh nga japonishtja dhe përkon me servirjen e ushqimit nga trupi i një gruaje lakuriq. Ndër të ftuarit në ditëlindje ishte edhe e bija e tij, North, e cila pa gjithë festën dhe sigurisht, 3 vajzat që shërbyen si “tryezë” për sushit.
“Çfarë do të mendojë pastori për këtë?”, shkroi dikush, referuar faktit që Kanye është besimtar dhe praktikant i fesë së krishterë.
“Kjo është e neveritshme”, tha dikush tjetër.
“Ky burrë është super i çuditshëm”, komentoi dikush tjetër.
“Misogjinia: 100%”, vuri në dukje një tjetër person.
“Çfarë dreqin! Bëhet çdo ditë e më i çuditshëm”, tha një tjetër komentues.
Të tjerë njerëz e quajtën “të neveritshëm” dhe “të tepruar” faktin që North ishte pjesë e festës dhe e gjithë “ceremonia” ndodhi në praninë e saj.
Anabelmagazine