Ish-bashkëshorti i Britney Spears bën deklaratën shokuese: Është nën efektin e drogës, pres lajmet për vdekjen e saj

Britney Spears padyshim që ka nevojë për ndihmë pasi ajo ka treguar sjellje gjithnjë e më të çrregullt në mediat sociale dhe në publik. Ka pasur shumë raste kur njerëzit kanë frikë për shëndetin e saj mendor mes fotove nudo dhe postimeve të çuditshme në rrjete sociale.

E gjithë kjo sjellje ka bërë që ish-bashkëshorti i saj të bëjë një deklaratë shokuese. Kevin Federline pretendon se Britney po përdor metamfetaminë (lloj droge) dhe se është gjithmonë në pritje të lajmeve për vdekjen e saj. Duke folur për Daily Mail, Federline tha: “Kam frikë se ajo është në mjekim, jam lutur që dikush ta bëjë publike dhe që ajo të zgjohet. Është e tmerrshme. Ajo është nëna e djemve të mi. Unë nuk i dua djemtë të zgjohen një mëngjes dhe të shohin se nëna e tyre ka marrë mbidozë.”

Motra e këngëtares, Jamie Lynn Spears zbuloi se ajo gjithashtu kishte frikë se Britney mund të përfundonte si Amy Winehouse.

Spears ka treguar vetëm se ka probleme me shëndetin mendor për shkak të përvojave të saj të kaluara.