Për herë të parë në historinë e parlamentit italian, deputetja ushqen me gji djalin e saj 2-muajsh!
Ditën e djeshme, për herë të parë është gjendur një foshnjë në karriget e parlamentit italian, ku deputetja Gilda Sportiello ka ushqyer me gji djalin e saj dy muajsh. Kryetari i takimit i uroi mirëseardhjen Federico-s dy muajsh në dhomën e ulët italiane. Giorgio Mule mori duartrokitje të vazhdueshme duke thënë:
Është hera e parë, me mbështetjen e të gjitha palëve. Urimet më të mira për Federico për një jetë të gjatë, të lirë dhe të qetë. Tani, le të flasim në heshtje.
Nëntorin e kaluar, Komisioni i Rregullave të Dhomës së Përfaqësuesve lejoi deputetet femra të ushqejnë me gji foshnjat e tyre në dhomë deri në moshën një vjeçare. Sportiello, deputete e Lëvizjes Pesë Yjet, u shpreh:
Shumë gra ndalojnë dhënien e gjirit para kohe, jo me zgjedhje, por sepse detyrohen të kthehen në vendin e punës.
Në tetor Giorgia Meloni u bë kryeministrja e parë e Italisë, por rreth 2/3 e deputetëve janë burra. Edhe pse ky rast i ushqyerjes me gji ishte i pari në parlamentin italian, 13 vite më parë Licia Ronzuli, tashmë senatorja e Forza Italia, i dha gji vajzës së saj të vogël në selinë e Parlamentit Europian në Strasburg.
Top Albania Radio