Vjen në jetë Noan, Odise Roshi bëhet baba për herë të dytë!
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe ekipit turk të Sakaryaspor, Odise Roshi është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram. Roshi njoftoi se u bë baba për herë të dytë duke postuar një foto teksa mbante në duar djalin e tij të porsalindur. Në mbishkrimin e postimit, i emocionuar Odise ka shkruar:
Mirë se erdhe në jetë princi im i vogël Noan Roshi!
Rikujtojmë që Roshi u martua në vitin 2020 me partneren e tij Silvi dhe dyshja kanë edhe një djalë më të madh i cili erdhi në jetë në vitin 2021.
Top Albania Radio