” Kur rrethohesh me dashuri, çdo minutë vlen”, Ardit Gjebrea feston 60-vjetorin me njerëzit e zemrës

Është e vështirë të ndash figurën e artistit dhe moderatorit të njohur Ardit Gjebrea nga magjia e ekranit, sidomos këto vitet e fundit kur është shndëruarr në bashkëshoqëruesin e të dielës për shumë familje shqiptare. Sot ai feston ditëlindjen she duhet ta pranojmë që prisnim gjithçka, por kurrsesi që të mbushte 60 vjeç. Doni të dini pse? Sepse Arditi është një figurë e pakohë e ekranit sa gati-gati një pjesë e jona s’do t’a pranojë që vitet ecin edhe për të.

Mbrëmë në mesnatë ai ka shuar qirinjtë në një festë private me familjarë, miq se miqë e familjarë dhe stafin e ngushtë të punës në Tv Klan.

Në videot e publikuara në Instagram shihet teksa feston dhe i gëzohet pranisë të së gjithëve, por më së shumti puthjeve romantike me bashkëshorten, Anilën dhe përqafimeve të sinqertë të vajzës së tyre, Anna-s. Edhe pse kilometra larg, ‘pjesë’ e festës ka qenë edhe djali i tij, Joni, përmes një videotelefonate.

“Koha që na numëron vitet, ndahet mes familjes, punës dhe miqve. Dhe kur rrethohesh me dashuri, çdo minutë vlen! Thjesht jeni bekim për mua!– shkruan ai dhe nuk mund të mos i japim të drejtë. Stafi ynë i uron edhe 100 vite të bekuara dhe të vazhdojë të jetë po aq energjik siç është tani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)