Qëllimisht apo rastësi? Semi flet për këngën e publikuar në ditëlindjen e Bojken Lakos

Kur Semi Jaupaj publikoi këngën “Autostradë”, disa ndjekës të vëmendshëm vunë re datën dhe kuptuan se bëhej fjalë për ditëlindjen e Bojken Lakos, ish-partneri i saj. Rastësi? E qëllimshme (dedikim apo marketing)?

Në një lidhje telefonike në “Live from Tirana” në Top Albania Radio, Semi u shpreh:

“Nuk e kam bërë qëllimisht. Në momentin që ka dalë video më kanë komentuar shumë. Ne kemi kohë që nuk jemi bashkë dhe disa gjëra edhe harrohen. Ka rastisur në ditëlindjen e tij.”

“Këtë këngë e ka shkruar Yll Limani për veten. E dëgjova në TikTok diku dhe i thashë që është shumë e bukur, nuk mund të rri pa e kënduar. I thashë ‘duhet të ma japësh mua’ .(qesh) Bëri pak rezistencë sepse e donte për vete,” shtoi në vijim.

Anabelmagazine