“1 herë MAT”, historia e trishtë e gruas me kancer që kap burrin duke e tradhtuar!
“1 herë MAT”, çeli siparin vetëm një javë më parë në “E Diell”, në TCH.
Në drejtimin e gazetarit Ervin Kurti në bashkëpunim me dedektiven e njohur Shkënda Lili, ka nisur investigimi i tradhtive. Në javën e parë ishte historia e një çifti ku bashkëshortja dyshonte se i shoqi e tradhtonte me shoqen e saj.
Nga investigimi, dyshimet e qytetares u vërtetuan. Këtë javë situata është edhe më delikate. Një grua e cila ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë nga kanceri dyshon për tradhti dhe vendos ta ndjekë çështjen deri në fund.
Gjatë bisedës me Shkëndën ajo zbulon se tradhtia është e përsëritur, ndërsa në fund rezulton se është një tradhti që vazhdon. Në fund ajo përballet me bashkëshortin dhe të dashurën e tij.
Çfarë ndodh në fund të investigimit? Ajo vendos të ndahet nga ai.