Çfarë ndodhi? Pas dy muajsh transferimi në SHBA, Shakira së bashku me dy djemtë e saj rikthehet në Barcelonë
Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira është rikthyer në Barcelonë së bashku me dy djemtë e saj, Sasha dhe Milan, vetëm dy muaj pasi u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E teksa së fundmi është zhvilluar ‘F1 GP’ spanjolle, ndër të ftuarit VIP ishin këngëtarja së bashku dhe ish-bashkëshortin e saj Gerard Pique.
Mirëpo Shakira u shfaq në pistën e Barcelonës, madje tha se ishte “e kënaqur që u rikthye”, ndërsa ish- mbrojtësi i Manchester United vendosi të mos merte pjesë në Montmelo, pasi ai nuk u kap as nga mediat ose nga tifozët që vizituan ‘Circuit de Catalunya’ të dielën.
Kujtojmë që Shakira ka pasur një vit shumë të trazuar, pasi me 4 qershor 2022 ajo dhe Pique njoftuan publikisht ndarjen e marrëdhënies së tyre 12-vjeçare, pasi futbollisti e tradhëtoi me partneren e tij aktuale Clara Chia.
“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, kërkojmë respekt për privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në deklaratën e Shakirës.