Lot nga nusja e dhëndrri, emocione në dasmën Klea & Elgit

Në rivierën përrallore të jugut të bregdetit shqiptar sot po zhvillohet ceremonia e dasmës së Klea Hutës dhe Elgit Dodës.

Përkundër se ka një numër të konsiderueshëm të të ftuarve, fotot nga eventi kanë qenë ‘sfidë’ në vete për median online.

Kjo shkaku i kërkesës për t’u frenuar në këtë aspekt nga ana e çiftit.

Megjithatë, copëza të momentit përrallor ka ndarë me ndjekësit Alketa Vejsiu, kompania e të cilës ka marrë përsipër organizimin e eventit.

Klea dhe Elgiti shihen të shoqëruar nga djali i tyre Krid në momentin kulminant të kurorëzimit, i cili është pritur me emocione nga muzikanti i cili është shfaqur i përlotur në njërën prej fotografive, poashtu edhe partnerja e tij.

Me trashëgime çifti!

/Prive.al