Ledian Agallijaj publikon foton e rrallë me Elhaida Danin dhe i bën dedikimin romantik
Muzikali francez “Notre Dame de Paris” u ngjit mbrëmjen e djeshme në një nga skenat më të mëdha në vendin tonë, stadiumin “Air Albania”. Trupa ndërkombëtare luajti në kryeqytetin shqiptar, ndërsa rolin e Esmeraldës e kishte këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani.
Pikërisht nga roli i saj është frymëzuar edhe Lediani për t’i bërë dedikimin e rrallë romantik në mediat sociale.
Ai ka publikuar një foto ku shihet duke u puthur me të pas shfaqjes teksa shkruan: “Esmeralda ime”.
Elhaida e ka konsideruar rolin e Esmeraldës si “një arritje e madhe për mua si artiste, ndërsa nga ana humane e kam jetuar edhe vetë kur 19 vjeç shkova në Itali dhe provova të jetoj në një vend ku nuk dija gjuhën dhe doja të ndihesha si të tjerët. Por ndihesha e huaj prapë si Emeralda mundohesha të krijoja identitetin tim sa herë mundohem të ringjall këtë rol në skenë mundohem të kem emocionet e mia që kam jetuar, por edhe nga të afërm dhe bashkatdhetarë të mi”.
Muzikali “Notre Damme de Paris” është i shkruar nga muzikanti Riçardo Coçiante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror i cili është pjesë e librit Guinness. Gjithashtu, duke njohur terren të gjerë nëpër botë, vepra është e përkthyer në 7 gjuhë të tjera.
“Notre-Dame de Paris” është një lidhje muzikore mes kulturës francez dhe asaj kebekuaze, e cila debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Victor Hugo.
Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris”, po udhëtojnë anekënd botës duke e prezantuar përpara artdashësve në Francë, Lebanon, Russi, Taiëan, Kanadaj, etj.
Ky është prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale.