Hmm…Këto foto të Era Istrefit dhe Don Xhonit në aeroport janë të dyshimta
Për të disatën herë, Era Istrefi dhe Don Xhoni shihen së bashku dhe njerëzit e kanë të vështirë të besojnë se janë thjesht kolegë. Pse?
Sepse, përgjithësisht flasim, kolegët nuk e prekin njëri-tjetrin në bel,
Do thoni ju që mund të jenë miq? Qëndron si argument. Por mund të jenë edhe më shumë se aq.
Në tetor të vitit të kaluar, Era dhe Don Xhoni u përfolën për një romancë pasi teksa performonin këngën e tyre “Hala” në një koncert, u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin. Në një video virale, reperi u pa duke e përqafuar Erën, teksa i afrohej te veshi dhe më pas ishte e paqartë nëse e puthte, i fliste apo të dyja bashkë.
Anabelmagazine