Tirana dhe Partizani vijojnë luftën për kreun, bardheblutë mposhtin Laçin ndërsa të kuqtë fitojnë ndaj Vllaznisë
Kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga fundi i kampionatit, Tirana dhe Partizani vijojnë luftën për kreun.
Bardheblutë e patën të lehtë transfertën ndaj Lacit duke i mposhtur 1-3 duke mbajtu +2 pikë distancën me Partizanin. Në ndeshjen e radhës, bardheblutë luajnë përballë Bylis.
Golat: Laçi-Tirana 1-3 (Guindo 90’ / Hasani 17’, Hila 65’, 72’)
Këta të fundit mposhtën 2-1 në shtëpi Vllazninë. Në ndeshjen e radhës, të kuqtë luajnë në transfertë ndaj Kastriotit.
Golat: Partizani-Vllaznia 2-1 (Rrapaj 26’, Sota 33’ / Balaj 52’)
Në ndeshjet e tjera Teuta merr një fitore të çmuar dhe mban gjallë shpresat për të zënë vendin e katërt në renditje pas suksesit 1-0 në shtëpi përballë Kastriotit.
Goli: Teuta-Kastrioti 1-0 (Beqja 2’)
Egnatia ka mposhtur 3-2 Erzenin duke mbajtur vendin e 3.
Golat: Egnatia-Erzeni 3-2 (Duamena 11’, 15’, Musta 62’ / Ademi 59’, Kapllani 83′)
Bylis dhe Kukësi kanë ndarë pikët duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1.
Golat: Bylis-Kukësi 1-1 (Zguro 90’ / Taipi 90+11’).
/G.D abcnews.al/