Nuk ndiqen në Instagram, Gerta Gixhari flet për marrëdhënien me Oltën: S’pranon kritika
Shumë është diskutuar në media marrëdhënia e Olta Gixharit me motrën e saj, gazetaren Gerta Gixhari.
Fillimisht u bë kryefjalë e mediave fakti që ato nuk ndiqeshin në Instagram me njëra-tjetrën. Më pas Gerta ishte e pranishme në shumë studio televizive, por shprehej se donte të ishte thjesht opinioniste e spektaklit jo të mbronte Oltën.
Gjithsesi, gjërat ndryshuan pak nga pak teksa pas daljes së aktores u publikua një video ku ato takonin njëra-tjetrën më shumë mall.
E pavarësisht të gjithave, ato ende nuk e ndjekin njëra-tjetrën. Kjo ka thënë Gerta në “Natë me Aulonën” ka ndodhur që mos të interpretohet sikur kanë pasu problem dhe i kanë rregulluar tani. Ajo nënvizoi edhe një herë se ato kanë vite që nuk janë follow.
Sakaq, Gerta u shpreh se nuk i ka bërë asnjë kritikë Oltës, duke shtuar se ajo nuk i pranon.
“Ka vite që ne nuk jemi follow. Shumë vite. Nuk është se ka ndodhur tani. Nëse bëhemi follow do duket sikur ishim zënë dhe jemi pajtuar. Nuk ka ndonjë vlerë. Plus i kemi të dyja të hapur profilet. Përderisa erdhi direkt nga spektakli në shtëpinë time, kishte nevojë për atë përqafimin, për miratimin tim. Shenjë falenderuese është edhe ajo. Nuk pranon që t’i bëj asnjë kritikë. Sepse tani ajo nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë mendon se situata ka qenë siç po e përjeton ajo. Po përjeton një situatë shumë të mirë, të gjithë e duan, kanë dëshirë ta takojnë.” -tha ajo.