Jori Delli flet për raportin me Luiz Ejllin

Modelja Jori Delli ka sqaruar së fundmi një deklaratë të saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip 2. Në reality show, Jori dhe Luiz Ejlli u shprehën se se ishin njohur më parë jashtë. Por e ftuar në Top Albania Radio, Jori mohoi njohjen si dhe foli për raportin me artistin.

“Luizi nuk ishte fare i vërtetë aty brenda, tallej. (qesh) Ai thonte që ne kemi qenë bashkë dhe unë që i thoja ‘mirë mirë’. Jam e lumtur për Luizin dhe Kiarën. Pashë që më kishte dalë një video në TikTok që gjasmë provokoja Luizin. Isha shtrirë te divani, por unë jam shumë e gjatë, kisha zgjatur këmbët me atë qëndrimin tim si çun. Në atë moment isha përgjumësh, më kishte dalë pak gjoksi dhe njerëzit thonin që e kisha bërë kastile.

Ne kishim një kimi të madhe dhe rrinim bashkë, këndoja, kërceja me të, kishte humor. Në atë shtëpi aq doja unë. Nuk kam patur më kontakte me Luizin që pas mbarimit të “BBV”. Me Kiarën nuk kemi folur shumë, nga ana ime nuk ka patur hatërmbetje dhe jo nuk më ka ftuar në dasmë. Luizi më ftoi kur ishim brenda, nuk e di a vlen ftesa tani që kemi dalur,“, u shpreh Delli./Lapsi.al