Rai 3: Vjosa, lumi i egër i Evropës plot vlera!
Pasi e cilësoi Shqipërinë destinacionin e momentit pak kohë më parë, këtë herë televzioni italian Rai 3 ka promovuar vlerat turistike të lumit Vjosa përmes një dokumentari.
RAI3 thotë se vendimi i qeverisë së Tiranës për ta shpallur ”Zonë të Mbrojtur” erdhi pas shumë vitesh betejash nga qytetarë dhe organizata të ndryshme ambientaliste kundër ndërtimit të hidrocentraleve dhe digave.
Lumi Vjosa mori edhe vëmendjen e aktorit të Hollivudit Leonardo Di Caprio i njohur për fushatën e tij për mbrojtjen e lumit të cilin e nisi në vitin 2019.
“Lumi i Vjosës nuk është një lum si gjithë të tjerët. Është një lum i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën. Është i vetmi lumë i egër i Evropës. Vendet e tjera të Europës me lumenjtë e tyre kanë bërë çfarë kanë dashur, i kanë zhvilluar, kanë ndërhyrë, ndërsa Shqipëria e vogël ka dhënë modelin që mund të mbrohet ky laborator natyral i biodiversitetit.”
Ministja e turizmit Mirela Kumbaro thekson se vendimi për shpalljen e Vjosës park kombëtar ndihmon vendasit në aspektin ekonomik.
“Ideja është që të ndihmojë komunitetin vendas. Është diçka tjetër të ndryshosh natyrën. Është ndryshe ta quash një territor park kombëtar. Është diçka tjetër që t’u ofrosh njerëzve që jetojnë këtu ide, mundësi, ndihma ekonomike etje. Ne nuk duam që njerëzit të braktisin ketë vende, sepse do të jenë vende të vdekura.”
Përfitimet janë të mëdha kur bëhet fjala për turizmin.
“Turizmi po shtohet dhe do të jetë e ardhmja e kësaj zone. Jemi me fat që e kemi Vjosën. Natyra është treguar bujare me ne.”
Klan News