Çift i ri? Maluma dhe Madonna shihen më afër se kurrë!

Dy artistët e mirënjohur Madonna dhe Maluma duket sikur po afrohen më shumë seç duhet gjatë përgatitjeve për turneun e tyre.

Sipas burimeve të mediave, dyshja e artistëve kanë një kimi të jashtëzakonshme së bashku dhe kjo gjë është bërë e dukshme edhe gjatë provave të tyre.

“Ata ishin aq të afërt me njeri-tjetrin, saqë të gjithë i linin vazhdimisht vetëm. Ata kaluan disa ditë së bashku gjatë provave ku filloi flirtimi. Njerëzit mendojnë se ka të ngjarë që ai do të performojë në turneun e saj në Amerikën e Jugut pasi atje e duan shumë. Përpos kësaj ata u shoqëruan gjatë gjithë fundjavës në Nju Jork.”– janë shprehur burimet.

Kimia midis dy artistëve është diçka që e kemi parë edhe në raste të tjera. Sakaq për një romancë mes tyre mbetet për t’u parë. Ndonëse Maluma vetëm disa javë më parë ia prezantoi hapur të gjithëve të dashurën e tij.