Mashtruesi 28-vjeçar i zhvati 83 mijë euro një gruaje 35-vjeçare për 17 ditë
Një 28-vjeçar është arrestuar për mashtrim të një 35-vjeçareje në Selanik dhe policia ka publikuar foton dhe informacion për identitetin e tij.
I riu u arrestua pasditen e 4 majit në Sykies pasi kishte marrë një shumë të paracaktuar nga viktima e tij 35-vjeçare, të cilës i ka rrëmbyer më shumë se 83 mijë euro.
Ai është Anastasios Ghibis, i lindur 1995, në Nju Jork, SHBA.
28-vjeçari kishte fituar besimin e 35-vjeçares, krijoi një lidhje me të dhe duke ditur dëshirën e saj për të nisur një aktivitet të ri biznesi, i propozoi që të bashkëpunonin.
Për t’i provuar se ishte i besueshëm dhe mirë financiarisht, ai i kishte dërguar 35-vjeçares një pamje nga ekrani, ku tregohej gjoja transferimi i një shume të madhe parash në një llogari bankare ku ajo ishte përfituese dhe e kishte hapur me sugjerimin e tij.
Më pas, me arsye të rreme, si fillimi i një veprimtarie profesionale, shlyerja e tepricave financiare dhe përballja me probleme shëndetësore të të afërmit të tij, ka arritur që brenda 17 ditëve t’i nxjerrë 35-vjeçares 83.357 euro, ndërsa ka tentuar pa sukses, për t’i nxjerrë asaj 53,600 euro shtesë, duke pretenduar se ishte i burgosur dhe i duheshin si garanci për t’u liruar.