U tha se pësoi atak në zemër, Soros: Nuk kam vdekur, jam gjallë dhe mirë

Investitori dhe filantropi miliarder 92-vjeçar, George Soros ka reaguar së fundmi lidhur me thashethemet që qarkullonin në rrjet se ai kishte pësuar një atak në zemër.

Përmes një postimi në Twitter, Soros shkruan se raportimet janë të rreme dhe se ai është gjallë dhe shëndoshë e mirë.

“Thashethemet se kam pësuar atak në zemër janë të rreme. Unë jam gjallë dhe mirë”, shkroi Soros në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të martën.

Thashethemet për vdekjen e Soros nisën nga një postim në llogarinë “Politics For All Ireland” me vetëm tre ndjekës në Twitter , një postim që është fshirë.

Ky postim u bë viral nga një llogari në Twitter që i përkiste një teoricieni të njohur konspirativ, siç theksohet nga Daily Mail, postimi i të cilit theksonte se Soros kishte “pësuar një atak në zemër”.

j.l./ dita