JLo ka frikë se mund të ndahet nga Ben Affleck për shkak të paparacëve!
Ben Affleck vite më parë nuk mundi ta përballonte zhurmën mediatike që rrethonte atë dhe Jennifer Lopez dhe vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre. Pas rreth 20 vitesh, Ben dhe JLo vendosën t’i japin dashurisë edhe një mundësi dhe madje u martuan në Vegas, por mesa duket asgjë s’ka ndryshuar.
Sjelljet e fundit mes çiftit në publik na kanë dhënë një ide se çfarë po kalon Ben Affleck me gruan e tij. Në fillim Ben u pa duke i përplasur derën e makinës Jennifer-it teksa një paparac ishte afër tyre dhe po i filmonte. Affleck nuk dukej në një humor të mirë edhe gjatë premierës së “The Mother” ku bashkëshortja e tij luan. Në një moment, Beni duket më i shqetësuar se normalisht dhe i bërtet Jennifer Lopez-it para të gjithëve. Ata ishin në tapetin e kuq kur kjo gjë ndodhi.
Me sa duket, Ben Affleck ka filluar të shfaqë sjellje të ngjashme që nga koha kur u takua për herë të parë me Jennifer Lopez. Nuk është e vështirë të kuptosh që Ben Affleck dëshiron më shumë privatësi sesa merr.
Një ekspert i gjuhës së trupit ka folur për “Mirror” për sjelljet e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez. Judi James është i bindur se këto dy incidente mund të jenë një tregues se çifti nuk do të jetë bashkë për një kohë të gjatë, dhe sipas burimeve Jennifer Lopez i druhet një gjeje të tillë.
Bordo