Zhaklin Lekatari i përgjigjet Nita Latifit: ‘Pseudokëngëtare, ka vite që tenton të bëhet e famshme por nuk ia del dot’

Nita Latifi reagoi ashpër ditën e djeshme lidhur me një postim të Zhaklin Lekatarit.

Kjo e fundit ndodhet aktualisht në Serbi. “Jam shumë e sigurt, një vend ku s’ka shqipe”, shkruante Zhaklin krahas fotoje para pak ditëve.

Ky postim që ka ngjallur reagime të ndryshme ka tërhequr edhe vëmendjen e Nitës. Ajo ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku shkruan “Hipokrizi e gjallë. Marre”.

Më pas ka postuar mesazhin e një ndjekësi që shkruante se e vlerëson dhe e ka përkrahur gjithnjë Zhaklinën por ky veprim i duket i pavend për shkak të masakrave që serbët kanë bërë mbi shqiptarët e Kosovës.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Zhaklinës. Përmes një videoje në Instagram ajo e quan Nitën ‘pseudo-këngëtare’ që po e bën këtë patritoizëm për vëmendje.

“Sot në mëngjes shof një pseudokëngëtare që ka vite që tenton të bëhet e famshme por nuk ia del dot. Pasi i iku vëmendja e Big Brother-it tenton dhe vazhdon të qëndrojë në pellgun e vëmendjes duke nxitur urrejtje fakti që kush nuk arrin të ketë sukses duke bërë gjëra të bukura por duke nxitur urrejtje tregon për mungesën e talentit dhe të aftësive profesionale. Unë do i besoj patriotizmit tuaj kur t’ju shoh që plehrat nuk i derdhni më nga dritarja, kur t’ju shof që mësoni gjuhën shqipe, kur t’ju shoh që ta doni shokun dhe shoqen si familjarin tuaj. Kur të shoh që do ndërhyni kur ka padrejtësi kur të shoh që do thoni dhe do të jeni pro të drejtës ndërkohë që unë për katër muaj e gjysmë jam përdhunuar verbalisht nga ju shqiptarë të nderuar kështu që kur të shoh patriotizmin e vërtetë, atëherë do i besoj edhe kësaj histerie të re kolektive.”-shprehet ajo.

Opinionistja e “Big Brother Vip 2” dhe Nita është dukur se kanë pasur një raport korrekt me njëra-tjetrën. Madje, gazetarja e ka mbështetur këngëtaren në rrugetimin e saj duke e konsideruar edhe si “Shote Galica”.