Luiz Ejlli flet për daljen nga BBVA: ‘Në vend që të isha i lumtur, jam me lot në sy’

Në një intervistë për “Më lër të flas”, fituesi i “Big Brother VIP 2” Luiz Ejlli rrëfeu se nuk e ka përjetuar mirë daljen nga BBVA dhe arsyeja kryesore ishte familja.

Luizi rrëfeu se familja e tij, sidomos e ëma dhe motra e tij, i kishin përjetuar shumë keq komentet e njerëzve në lidhje me hapjen e një llogarie për Luizin në GoFundMe. Ai tregoi se kishin qenë fansat ata që kishin kërkuar hapjen e një llogarie, mirëpo në dhomën e rrëfimit atij iu dha pak informacion, prandaj kërkoi mbylljen e menjëhershme të GoFundMe.

Si pasojë e deklaratës së tij, në shumë komente njerëzit shkruan se e motra dhe e ëma po tentonin të shfrytëzonin famën e tij. I prekur dhe me lot në sy, Luizi rrëfeu se kjo pjesë e ka prekur shumë.

“Motra ime ka ikur [në SHBA] me lot në sy, sepse i vinte turp,” tha ai. “Në vend që të isha i lumtur, jam me lot në sy,” shtoi më tej.

Në vijim të intervistës, Luizi u shpreh se shpreson që nëpër portale të mos cenohet më familja e tij.

Anabelmagazine