Sot performon në Eurovizion, Albina Kelmendi: Jam e sigurtë se do shihemi në finale! Shqiptarët e kanë zemrën e madhe

Albina Kelmendi së bashku me familjen e saj do të performojnë këngën ‘Duje’ mbrëmjen e sotme në Eurovizion 2023. Së fundmi Kelmendi ka dhënë një mesazh për emisionin “Good Morning Albanians”, ku u shpreh e bindur se me mbështetjen e shqiptarëve do të shkojnë në finale.

“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës. Sot është momenti që të ngjitemi në skenën e madhe të Eurovizion. Ju falenderojmë për mbështetjen e deri tanishme dhe të gjithë dashninë që na keni dhënë. Vota juaj do të na dërgojë në finale. Nuk kam dyshim që do shihemi në finale sepse e di që shqiptarët e kanë zemrën e madhe. Ju duam shumë dhe faleminderit që na keni mbështetur”– tha ajo.

Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” ne Eurovizion. Shfaqja do nisë rreth orës 22:22 me orën lokale (ose në orën 21:22 në Angli)./Dosja.al