Mediat sociale e bënë të vdekur, reagon ashpër ish-banori i Big Brother Vip: Turp…

Kemi parë shpesh herë se si mediat sociale qoftë për keqinformim, qoftë për të rritur ndjekës e angazhime në një llogari, persona të ndryshëm me adresa fallco kanë bërë të vdekur personazhe publike.

Këtë herë ka qenë ish-banori i Big Brother Vip, Ronaldo Sharka, për të cilin është bërë një lajm sikur ka vdekur. Në “TikTok” ka bërë xhiro një foto e tij, në të cilën shkruhej: “Vllai jonë qosh i xhehnet”, duke lënë të kuptohet se ka ndërruar jetë. Menjëherë pas kësaj fotoje Ronaldo ka reaguar duke bërë një postim në “Instastory”, ku për personin që ka bërë këtë postim shprehet “të sëmurë mendorë, njerëz të lig”.

“Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit! Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez m*ti”.-shkruan ai.