Nga planet për zgjerimin e familjes te operacionet plastike dhe projektet e reja, flet Marina Vjollca
Marina Vjollca është goxha hermetike dhe daljet televizive i ka të rralla. Mirëpo, rrjetet sociale kanë afruar të gjitha personazhet me fansat e tyre dhe sigurisht nuk përjashtohet as Marina.
Moderatorja ka bërë së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, të cilëve u ka dhënë mundësinë ta pyesin rreth kurioziteteve të ndryshme që mund të kenë. Dhe le të themi se kanë bërë një punë të mirë sepse zbuluan disa detaje interesante si nga ana profesionale ashtu edhe nga ajo personale.
Për ta filluar me projektet e reja, duket se Marina do vijë me një surprizë. E pyetur nëse do sjellë ndonjë projekt të ri përveç ‘Klanifornia’, ajo shkruan: “Diçka e re po vjen.” Por nuk ka ndarë më shumë detaje.
Po ashtu, bukuroshja bjonde ka shprehur dëshirën për të zgjeruar familjen e saj. Dikush e ka pyetur nëse do që ta bëjë vajzën e saj me një motër ose vëlla, gjë për të cilën Marina shkruan: “Shuuuumë. Dashtë Zoti.”
Si për çdo personazh tjetër publik, nuk kanë munguar as pyetje të tipit: “Ke bërë operacione plastike?”. Marina e mohon diçka të tillë duke thënë se e di që nuk e besojnë por e vetmja ndërhyrje që ka bërë janë dhëmbët.
Por, pa asnjë ndërhyrje, Marina është në top formë. Si ia del? “Nuk kam bërë diçka specifike. Kam nisur direkt aktivitetin, pra në ditën e 9 pas lindjes dola në ekran dhe nuk e ndala rutinën time. I ha të gjitha ushqimet përveç fast food dhe pijet me gaz. Ha 2 vakte, jo tre.”