Jo vetëm që është në një lidhje dashurore por së shpejti kemi edhe dasmë, Isida Mollaymeri zbulon gjithçka për TAR!
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio balerina e njohur Isida Mollaymeri për të na folur ndër të tjera pak rreth jetës së saj jashtë Teatrit. A është balerina në një lidhje dashurore?
Po jam në një lidhje dashurore. Partneri im ka pranuar një artiste në shtëpi dhe kjo nuk është diçka e lehtë. Ne artistët jemi të lirë, jemi egoist, nuk kemi kohë, i përjetojmë gjërat ndryshe. Ne nuk rrimë asnjëherë në një vend, duam vëmendjen, kemi disa gjëra specifike ndryshe nga njerëzit e tjerë. Mua më pëlqen partneri që kam, nuk e shikoj shumë pjesën e jashtme, shoh mënyrën se si sillet me mua dhe se si sillet me të tjerët. Nuk jam shquar për të pëlqyer meshkujt e bukur. Të gjitha shoqet i kam shumë më të bukura se vetja por ka qenë rastësi.
Kohë më parë Isida pranoi se ka ngrirë vezët. Bukuroshja na tregon më shumë në lidhje me këtë…
Ka disa kohë që e kam bërë. Falëminderit mjekësisë që ia kemi arritur kësaj dite. Kërkoj dhe pak kohë për veten time. Është një gjë që ti e ke ty, nëse ti do pas disa vitesh. Ora biologjike është ora biologjike. Është e imja dhe rritet në barkun tim. Nëse nuk e përdor për vete mnd t’ja japësh dikujt tjetër. E kam bërë këtu në Shqipëri.
A do të ketë dasmë së shpejti nga Isida?
Do të jetë e shpejtë mendoj. Më erdhi radha dhe mua, e kam shtyrë shumë.(qesh) Teatri me zë pjesën më të madhe të ditës.
Top Albania Radio