Ed Sheeran: Nëse humbas gjyqin nuk do bëj më muzikë
Gjyqi u mblodh përsëri të hënën, ndërsa Ed Sheeran kaloi ditën e tij të pestë në gjykatë, ku ai është paditur për shkelje të dyshuar të të drejtës së autorit mbi këngën e tij të vitit 2014 “Thinking Out Loud” dhe shprehu frustrimet e tij.
I lançuar nga Structured Asset Sales – i cili bleu një të tretën e aksioneve të këngës nga familja e Ed Townsend, i cili bashkë-shkruan “Let’s Get It On” me Marvin Gaye, në 2018 – padia pretendon se hiti i Sheeran mori elemente direkt nga kenga.
Gjatë seancës, Sheeran u mor në pyetje nga avokatja e tij Ilene Farkas. Në një moment, ai u pyet se çfarë do të bënte nëse gjykata e konsideronte “Thinking Out Loud” si shumë të ngjashme me “Let’s Get It On”. “Nëse kjo ndodh, unë kam mbaruar, do të ndaloj,” tha Sheeran. “Më duket se është vërtet fyese”, shtoi ai. “Punoj shumë për të qenë këtu ku jam”.
Amy Wage, bashkë-shkrimtarja e Sheeran-it për “Thinking Out Loud” gjithashtu mori qëndrimin dhe u shpjegoi jurisë se melodia e këngës tingëllonte më shumë si “Have I Told You Lately” e Van Morrison-it, pasi ka të njëjtat akorde . Ajo gjithashtu reflektoi se si ndihej kur u akuzua për kopjimin e “Let’s Get It On”. “Ishte goxha shkatërruese dhe mjaft e frikshme sepse është diçka që ne nuk e bëmë”, tha Wage.
Sheeran gjithashtu u zhgënjye me muzikologun e paditësve Alexander Stewart, i cili më parë argumentoi se këngët ishin të ngjashme. “Unë mendoj se kjo që ai po bën është kriminale këtu,” deklaroi artisti. “Nuk e di pse i lejohet të jetë ekspert”. Para fillimit të gjyqit, Sheeran u përqafua dhe shkëmbeu disa fjalë me Kathryn Griffin Townsend, e cila u rrëzua jashtë sallës së gjyqit të mërkurën e kaluar./Lapsi.al