FOTO/ Kampioni absolut i ‘bodybuilding’ Marin Meksi, dekorohet nga Familja Mbretërore Habsburg
Marin Meksi është kampioni absolut i bodybuilding shqiptar. Në 22 vite karrierë, ai ka zhvilluar gara në të gjithë vendin, por jo vetëm.
Vlen të theksohet se pasioni i tij shkon përtej sportit të bodybuilding, i përfshirë edhe në sporte të tjera të forcës si: mundja e krahut, qitja me armë, peshëngritja etj, Meksi ka dalë titullar jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.
Së fundmi ai është dekoruar nga Familja Mbretërore Habsburg me urdhrin e “Oficerit te Kryqit te Meritës, Vidéz”.
Marin Meksi u dekorua nga Familja Mbretërore Habsburg me urdhrin e “Oficerit te Kryqit te Meritës, Vidéz”. Ky është nje urdhër civil dhe ushrarak i dhënë nga Arkiduka i Austrisë dhe Princi i Hungarisë, Habsburg, per merita te shquara ne aktivitetin jetësor te personaliteteve te ndryshme nga mbare bota.
Në motivacion thuhet se z.Meksi i jepet për kontributin e tij si ne aspektin diplomatik, sportiv dhe mbi te gjitha social për Shqipërinë dhe promovimin e vendit ne arenën ndërkombëtare. Gjithashtu theksohet lidhja e gjakut te familjes Meksi me Familjen Saxon Coburg and Gotha, Familjes Mbretërore drejtuese te Evropës. Ky është nje urdhër i cili është themeluar ne 1678.
Kujtojmë se nga Familja Mbretëore Habsburg kanë rrjedhur Monarkitë drejtuese te Perandorisë se Shenjtë Romake, Austrisë, Hungarisë, Galicias, Kroacisë, Bohemisë, Bashkimit Iberik, Spanjës, Portugalisë, Bullgarisë, Vendeve te Ulta, Anglisë.
Klea Sula/ Syri.net