Në krizë me Ronaldon; reagon Georgina: Ziliqari shpik, idioti beson

Georgina Rodriguez ka thyer heshtjen dhe ka hedhur poshtë aludimet se ajo dhe Cristiano Ronaldo po kalojnë krizën në çift. Influencuesja ka shfrytëzuar rrjetet e saj sociale për ta bërë këtë dhe i është drejtuar këngës “Si yo muero” të Romeo Santos: “Ziliqari shpik thashethemet, thashethemexhinjtë i përhapin dhe idioti e beson”.

Georgina zakonisht nuk mohon asnjë informacion në rrjetet e saj sociale. Mirëpo me këtë rast thashethemet janë forcuar aq shumë sa ajo ka bërë një përjashtim dhe ka dalë kundër gjithçkaje që publikohet për marrëdhënien e saj me lojtarin portugez që luan për Al Nassr në Arabinë Saudite.

Të mërkurën, u raportua se dyshja kishin humbur durimin përpara se të hipnin në një aeroplan dhe përfunduan duke i bërtitur njëri-tjetrit, pavarësisht faktit se ata ishin para njerëzve të tjerë. “Ata patën debat të ashpër me të bërtitura para se të hipnin në aeroplan”, tha dëshmitari.

Në këtë emision televiziv portugez dhe në disa media të tjera, ata tregojnë se Cristiano është “lodhur” nga qëndrimi i Georgina, të cilin e cilësojnë si “larg realitetit , të detyruar dhe joserioz”.

Bordo