Instagram-i i bashkëshortit të Sofia Richie-t duket fiks si ëndrra e shumë vajzave

Sofia Richie, pas një shkëputjeje të gjatë nga vëmendja mediatike, është rikthyer si e preferuara e TikTok-ut, falë dasmës së saj madhështore me Elliot Grainge në rivierën franceze.

Tani që është kudo nëpër TikTok, njerëzit kanë gërmuar nëpër llogarinë e Elliot në Instagram, për të parë se ai ndjek vetëm Sofia-n dhe kompaninë e tij, 10K Projects, ndërkohë që ndiqet nga 909 mijë njerëz. Gjithashtu, ka 0 postime dhe ne e dimë se sa seksi është një djalë që s’është shumë aktiv në rrjetet sociale.

Gocat po e adhurojnë llogarinë e tij dhe thonë se Elliot ka vendosur një standard të ri!

Por, meqë e thamë më sipër, pse një djalë duket seksi kur s’është shumë aktiv në rrjetet sociale?

Sepse e para, nuk bie pre e virtualitetit dhe e manisë për të pasur një jetë aktive në rrjetet sociale. Ai bën qejf, del dhe askush s’e di ku.

E dyta, nuk e stërvit gishtin e madh me like nëpër çdo foto që qarkullon nëpër Instagram.

E treta, të ngjall shumë kuriozitet. Ç’po fsheh? Pse është kaq enigmatik?

E konsiderojnë Instagram-in si një humbje kohe. Domethënë, pozicioni i fotos, postimi i duhur, një video që merr reagime. Shumë punë…

Ka më shumë kohë të flasë në telefon, të dalë, të bëjë aktivitete dhe të takoj miq REALË.

Edhe kur ndahesh, e ke më të thjeshtë. Se mund të hedhësh kunja në story, shprehje, ndonjë këngë a reels, por ç’kuptim ka kunja nëse personi që i drejtohet as nuk e di fare se ç’bëhet nëpër Instagram?

Anabelmagazine