Ermal Mamaqi për banorët e BBVA: ‘Pse s’kanë bërë hajër më parë?’

“Big Brother VIP” vijon të jetë fenomeni më i komentuar i momentit dhe thuajse të gjithë janë përfshirë.

Një prej tyre është edhe Ermal Mamaqi. Në një intervistë të fundit në Top Albania Radio, Ermali u shpreh se këta personazhe marrin famë nga ky reality -how, jehona vazhdon për pak, por më pas mbaron.

“Ka një afat shumë të shkurtër skadence pasi mbaron Big Brother, pa paragjykuar apo fyer asnjë, duket sikur fama e këtyre njerëzve mbaron në momentin që mbaron ai spektakël, jehona vazhdon disa kohë dhe kjo është. Kur më thonë disa njerëz që “Uau, bravo, shihe sa i mirë, njëshi, dyshi”, unë i pyes: “Ore përpara se të fillonte Big Brother ku ishin këta? Pse s’kanë bërë hajër?”, tha Ermali.