Surprizë! Inva Mula në “The Top List”!
E çuditshme por e vërtetë, sopranoja e madhe Inva Mula vjen mes artistëve të Top Awards këtë javë. Ajo ka ardhur me një bashkëpunim me dy nga reperët më në zë të tregut, Ghetto Geasy dhe Mc Kresha për të sjellë ”Jem njo”, projekt që i hapi rrugën për herë të parë në ”The Top List”.
Inva Mula është një këngëtare soprano shqiptare me famë ndërkombëtare. Ajo u lind në Tiranë në vitin 1963. Babai quhej Avni Mula dhe nëna quhej Nina Mula. Në vitin 1987 fitoi konkursin “Këngëtarja Shqiptare”, më 1988 konkursin “George Enescu” në Bukuresht. Pas katër vjetësh në 1992 fiton konkursin ”Butterfly” në Barcelona. Në 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris.
Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 mori pjesë në operën Medee të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Në filmin “Elementi i peste” në 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën “The Diva Dance”. Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizet-it në Paris.
Në vitin 2001 ishte në Itali ku luajti në teatrin “La Scala” pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Inva luajti gjithashtu disa herë dhe La Traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Në 2007, ajo do të luaj Norine-n e parë në L’elisir d’amore në Toulouse të Francës. Në vitin 2009, Inva Mula publikon albumin “Il Bel Sogno”. Në vitin 2012 publikon albumin “Per Ty Atdhe”.