Pse në dasmën e Sofia Richie mungonte vëllai i saj?

Sofia ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me vëllain e saj, Miles Richie, ndaj njerëzit u çuditën kur ai nuk u paraqit në dasmën e saj. Njerëzit pyetën dhe postuan në Twitter, të shqetësuar për mungesën e tij në ditën e rëndësishme të së motrës.

“Ku është Millie?”, pyeti dikush.

“Jam shumë konfuz! Pse vëllai i Sofia Richie nuk ishte në dasmë?!”

“Mendoj se Miles s’ishte në dasmë! Çfarë?! Ai është miku i saj i ngushtë”, tha një tjetër.

Epo, Miles Richie mungoi në dasmë për një arsye shumë të fortë: Ka rezultuar pozitiv me COVID-19, sipas burimeve për “TMZ” dhe u detyrua të mos ishte prezent në dasmën e Sofia-s.

Sofia Richie u martua me Elliot Grainge në Hotel du Cap-Eden-Roc në Antibes, në rivierën franceze, në një dasmë përrallore.

Anabelmagazine