Mos ndoshta Dua Lipa sapo zyrtarizoi lidhjen me ish-in e Rita Orës?
Prej javësh thuhet se Dua Lipa është në një romancë të fshehtë me regjisorin Romain Gavras.
Ata u fotografua duke lënë festën e çmimeve BAFTA në Londër para pak kohësh, teksa burimet pranë tyre pohuan se dyshja janë njohur me njëri-tjetrin prej disa kohësh.
“Ata u takuan nga rrethet e ngushta shoqërore me njëri-tjetrit gjatë periudhës së fundvitit dhe kanë shumë të përbashkëta. Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton punën e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet kreativ”, -tha një burim për The Sun.
E duket sikur Dua ka konfirmuar romancën e saj së fundmi në Instagram duke ndarë me ndjekësit një fotografi me regjisorin.
Në foton e postuar prej saj duket dora e Dua Lipës duke mbajtur një polaroid ku shihet ajo duke qeshur me regjisorin francez në studio. Dua nuk ka shkruar gjë krah fotos por e ka shoqëruar me një emoji zemre.
Dua ka qenë beqare që nga ndarja e saj nga modeli Anwar Hadid në vitin 2021. Grivas nga ana tjetër ka qenë në një lidhje me Rita Orën nga e cila u nda në mars të 2021. Kur Ora u nda nga Grivas, përfaqësuesi i tij tha për mediat se kishte pasur “vështirësi me angazhimet e tyre përkatëse” dhe ata mbetën “miq të ngushtë”.
Dy këngëtaret janë krahasuar e përfolur shpesh që kur Lipa depërtoi në industrinë e muzikës botërore në vitin 2016. Asnjëra nuk i ka konfirmuar publikisht thashethemet se nuk kanë raporte të mira bashkë, të cilat u rritën më tej kur një tjetër nga ish-të dashurit e Orës, Calvin Harris, bashkëpunoi me Lipën për këngën “One Kiss” në 2018.