Olta Gixhari, projekt në Top Channel!
Aktorja Olta Gixhari ka qenë e ftuar mëngjesin e kësaj të marte në “Wake Up”, ku ka folur për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”, marrëdhënien me banorët e tjerë, por edhe pwr projektet e ardhshme.
Aktroja tregoi se së shpejti do të vijë pranë publikut me disa projekte shumë të mira, “Kam disa projekte dhe kontrata shumë të mira. Nuk mund t’i zbuloj tani por do të jetë Top Channel që do t’i zbulojë i pari. Disa janë në bashkëpunim me Top-in, por ka dhe të tjera. Do të jem këtu për një farë kohe dhe pastaj do tw iki të zhdukem se do bëj gocën”.
Teksa u pyet në lidhje me ngjarjen e fundit që ndodhi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku Luizi i propozoi Kiarës, ajo tha, “Unë e kam thënë aty brenda që ata nuk kanë kimi dhe nuk e kanë shumë të gjatë. Vazhdoj ta mendoj kështu. Unë kam kursyer shumë njerëz, edhe Luizin. Prandaj ka kaq respekt për mua. Përtej lojës ne jemi njerëz. Unë e dija që ta komentoja këtë lidhje atij nuk i vinte mirë dhe prandaj nuk e kam cekur aty. Luizi ka qenë fokusi im dhe unë kam qenë fokusi i tij. Nuk më bëri përshtypje ky moment sepse e ka thënë prej muajsh. Kjo është fjongoja finale që i vuri marrëdhënies së tij brenda shtëpisë. Për mua e papritur ka qenë për Kiarën. Prandaj nuk e kam komentuar”.
Deri më tai janë zgjedhur dy finalistë Luizi dhe Efi, dhe sipas Oltës dy banorët e tjerë që meritojnë finalen janë Dea dhe Qetësori. “Uroj që të jetë Dea dhe Qetsori. Do të doja që “Big Brother”-in ta fitonte një femër, me gjithë këtë shoqëri maskiliste që jemi. Brenda shtëpisë unë kam dhënë dhe dy mesazhe të rëndësishme. E para që një grua duhet të jetë e fortë dhe të respektojë veten e saj. Pastaj që familja vjen mbi gjithçka tjetër”.
Bordo