Kejsi Tola zbulon në “A Live Night” si erdhi bashkëpunimi me producentët ndërkombëtarë!

“ALive Night” erdhi këtë të diel me një nga artistet padyshim më të dashura të publikut. Jo vetëm për muzikën dhe artin e mirë që sjell, por Kejsi Tola ka ruajtur gjithmonë një imazh shumë të pëlqyer nga audienca prej vitesh. Këngëtaren e kemi parë shumë rrallë në dalje televizive apo intervista, ndaj kjo e mbrëmjes së sotme ka rrëfime shumë speciale dhe të padëgjuara më parë nga artistja.

Para pak ditësh ajo prezantoi albumin e saj më të ri “Luminous”, i cili u promovua me një koncert inovator mes miqsh dhe personalitetesh të medias dhe muzikës. Të pesë këngët janë tashmë ndërkombëtare nisur edhe nga vetë prodhimi i tyre. Për cdo vajzë që aspiron të bëhet këngëtare si arriti Kejsi të bashkëpunonte me këta artistë të njohur globalisht dhe të siguronte qoftë një session në Abbey Road Studios?

Të bashkëpunosh me këta njerëz, të ndjesh energjinë e tyre dhe të kuptosh mënyrën se si ata punojnë, të dëgjosh historitë e tyre se si kanë arritur të jenë ata që janë dhe ndonjëherë për mua ndoshta përpara se ti takoja ishin si të paprekshëm.

Ajo ka shtuar gjithashtu se:

Mendoj që të gjitha këngët që janë krijuar si në kampin e Parisit po pastaj të Romës dhe Barcelonës më pas secila prej tyre do të mbajë aromën e asaj vile, do të më kujtojë gjithmonë ndjesinë e asaj dhome, ndjesinë e atyre ‘beat’-eve, ndoshta ndjesinë më të bukur në të gjithë karrierën time sepse kam krijuar atë që unë doja të krijoja dhe isha vetë aty dhe kam qenë vetë pjesë e secilës qelizë të secilës prej këngëve që janë krijuar për mua.

Top Albania Radio