Vis Pupa jep mesazhin e rëndësishëm: Nuk je pronari i partnerit, personin që do lëre të lirë…
Elvis Pupa i cili ka qenë i ftuar në “Wake Up”, ka folur edhe për marrëdhënien që ka me bashkëshorten e tij.
Ai e konsideron atë jo vetëm si bashkëshorte, por edhe si shoqe gjë që ka funksionuar më së miri në marrëdhënien e tyre. Madje ai ka dhënë dhe një mesazh të rëndësishëm, ku shprehet se nëse e do një person lëre të lirë sepse nëse të do, do kthehet dhe do rrijë me ty.
“Që në momentin që jemi njohur kemi qenë shumë të lidhur bashkë. Ajo që mund të them për marrëdhënien time është që ne jemi shumë shokë. Nuk është ajo tradicionalja burrë-grua, jemi shumë shokë me njëri-tjetrin. Pastaj në emigrim s’ke ku shkon se gruan e ke grua, komshije, çun xhaxhai, shok ushtrie. Marrëdhënia jonë ka shkuar shumë mirë, kur kam kuptuar kur nuk je ti pronari i partnerit tënd sepse nuk funksionon, është gjë e kotë. Në qoftë se e do një person dhe do ta dish sa të do ai, lërë të lirë dhe e sheh në qoftë se vjen tek ty dhe rri me ty për shpirt dhe zemër, atëherë e do vërtet, në qoftë se jo, është i kotë ky muhabet”, u shpreh Pupa.
Top Channel