Turisti në Korenë e Veriut, i lumtur pasi shpenzon vetëm $10 për birra, ‘bowling’ e karaoke (fotot)
Komentatori i udhëtimeve në rrjet Drew Binsky ka përshkruar në rrjet një udhëtim në Korenë e Veriut duke dhënë një eksperiencë personale për vendin e izoluar komunist, për të cilin thotë se mund të zbavitesh për gjithë ditën me vetëm $10.
Udhëtuesi i njohur amerikan shkoi të eksploronte strofkën e frikshme të diktatorit Kim Jong-un ndërsa thotë se nuk ishte i interesuar te politika por shpenzoi paratë e tij në birra vendase dhe bowling.
Drew Binsky i cili ka një kanal mjaft të ndjekur në rrjetin Youtube tregonte se sa gjëra mund të bëje me vetëm $10, nëse plotësoje kushtet ‘rigoroze’ për të hyrë në vend si turist.
Megjithse monitorohej nga agjentët e qeverisë gjatë gjithë vizitës së tij, Drew thotë se nganjëherë arrinte t’i shmangej, siç ishte rasti i pjesëmarrjes në garën e vrapimit 10km në kryeqytetit Penian.
Drew tregon për 3.68 milionë ndjekësit e platformës së tij se kishte qëndruar për katër ditë dhe tre net në kryeqytetin misterioz në vitin 2017, disa ditë para se të ndalohej hyrja për shtetasit amerikanë.
Ai kishte jetuar më parë në Korenë e Jugut ku punonte si mësues anglishteje prandaj kishte mësuar dhe gjuhën e tyre, që flitet edhe në Veriun e ndarë.
Udhëtimet turistike në Korenë e Veriut kryhen zakonisht në grupe të kontrolluara dhe takimet ose bisedat me vendasit janë të ndaluar.
Por në udhëtimin e tij Drew kishte vrapuar në maratonën 10km të Penian, që ishte dhe hera e vetme kur një turist nuk shoqërohej nga personeli i sigurisë.
Këtu ai kishte arritur të fliste me vendasit dhe pjesëmarrës të tjerë të maratonës.
Pas maratonës ai thotë se shkoi të pinte një birrë vendase që i kushtoi gati 3 dollarë.
“I thashë njerëzve se jam një turist amerikan, ata fillimisht u shokuan por më pas ishin shumë miqësorë. Pas garës shkuam bashkë me vendas e turistë për të pirë birrë koreano-veriore, e cila ishte shumë e mirë”.
Grupi qëndroi në një hotel pranë një lumi ku nuk kishte internet apo lidhje të tjera me botën e jashtme, por kishte ku mund të luaje ping pong, bowling, si dhe nja bar të hapur për të pirë.
Guidat i kishin shoqëruar të vizitonin Kim Il Sung e Kim Jong Il, ku të gjithë vizitorët duhet të bënin “përuljen e respektit” dhe më pas vizituan metronë e Penianit të ndërtuar në vitet 1960-të, që është nga të thellat në botë”.
Biletat e metrosë kushtonin 1 cent.
Ndërsa darka me makarona vendase kushtonte rreth $3, për të cilën Drew thotë se ishte e thjeshtë por e pranueshme.
Zbavitja e mbrëmjes ishin këngë vendase të kënduara nga muzikantë që luanin enkas për turistët.
Shpenzimet e të gjithë ditës, sipas udhëtuesit profesionist, nuk i kalonin 10 dollarë.
Top Channel