Pse po përflitet se ka një krizë (ose ndarje) të Olsi Bylykut nga partnerja?
Disa detaje në Instagramin e dyshes, i kanë lënë njerëzit të mendojnë se Egli Tako dhe Olsi Bylyku mund të jenë ndarë.
Së pari, ata kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin.
Së dyti, Egli nuk i bëri një urim publik Olsit në ditëlindjen e tij, 18 prill, ashtu si zakonisht.
Megjithatë, ata ende ndiqen në Instagram dhe sigurisht, ekziston mundësia që urimi i ditëlindjes të ketë qenë privat.
Edhe në gusht të vitit 2022, njerëzit dyshonin se dyshja ishte ndarë, por jo. Atëherë, Egli tha se “Olsi po xhiron filmin e ri dhe ëshë një punë kolosale”.
Aktori dhe këngëtarja konfirmuan lidhjen në vitin 2019 dhe prej atëherë, janë parë gjithnjë bashkë.