Dhunimi i 28-vjeçares nga partneri, avokati: 31-vjeçari kishte paranoja nga lëndët narkotike

Avokati i 28-vjeçares së dhunuar nga partneri i saj në Tiranë, thotë se situata u përshkallëzua pasi 31-vjeçari Gleard Gusholli nisi të konsumonte lëndë narkotike dhe të kishte paranoja.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, avokati theksoi se ai e akuzonte të dashurën e tij se ajo ose familja e saj i kishte bërë kallëzim në Gjermani e për këtë arsye atij i ishte ndaluar hyrja në shtetin gjerman.

“Duke konsumuar lëndë narkotike, sepse dhe unë jam konsultuar me ekspertë, kanë nisur paranojat e lëndëve narkotike që njihen gjithmonë edhe nga ekspertët e fushës. Duke qenë që duke konsumuar lëndë narkotike, i ka theksuar vajzës përgjatë gjithë kohës, duke qenë që nuk hynte dot në shtetin gjerman ai ka theksuar që ti ose familja juaj mua më ka bërë kallëzim penal në shtetin gjerman dhe si pasojë unë nuk mund të hyj dot në shtetin gjerman”, është shprehur avokati.

Ky i fundit ka theksuar se familjet e dy të rinjve njiheshin familjarisht. /tvklan.al