Kristina Baki zbulon si u njoh me partnerin: ‘Dashuri me shikim të parë’

Kristina Baki është një nga personazhet publike më hermetike në showbizin shqiptar. Edhe pse prej disa vitesh ajo është në një raport shumë të bukur dashurie me partnerin e saj, me të cilin ka një vajzë, ka vendosur që lidhjen ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Gjithsesi, kurioziteti është i madh dhe në intervista të ndryshme Kristina nuk u shpëton pyetjeve për partnerin. E ftuar sot në “Wake UP” ajo tregoi se do që gjërat e shtrenjta t’i mbajë private dhe ndaj nuk ekspozon Erosin, në mediat sociale.

“Nuk do që të jetë personazh publik dhe unë e kam respektuar. As unë nga ana tjetër, nuk dua që gjërat personale t’i ndaj me të tjerët, i kam të shtrenjta dhe i mbaj për vete. Dua t’i shijoj në privatësi.” -tha Kristina.

Ajo është pyetur se si është njohur me Erosin, duke zbuluar se ka qenë një dashuri me shikim të parë. Ajo tregoi se kanë qenë në plazh kur janë njohur.

“Jemi njohur gjatë pushimeve verore. Isha me shoqet, ai me shokët. Në shezlonget e plazheve, u përshëndetëm. Ishte një dashuri me shikim të parë. Nuk e besoja më parë, por është diçka që të vjen.”-zbuloi modelja.

Duke folur për vajzën, Kristina tha se Siera i ngjan edhe asaj, edhe partnerit.

“Siera është gjysmë nga unë, gjysmë nga babi. Sytë i ka nga unë, por ka hijen e babit.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kristina 💕 (@kristinabaki)