Flori Mumajesi shpjegon në mënyrë unike se çfarë konsiderohet dashuri e vërtetë
Ai është një nga kantautorët që i ka kënduar më së shumti dashurisë, me këngë ritmike e balada me prerje damarësh. E kemi fjalën për Flori Mumajesin që prej penës së tij janë realizuar shumë hite ndër vite kushtuar temës sublime të dashurisë.
Megjithatë duket se Flori ka një qasje tepër interesante sa i takon dashurisë së vërtetë. Ai mendon se dy njerëz që duhen nuk i thonë njëri-tjetrit “të dua”, “je jeta ime”, etj. Por sipas tij dy njerëz që duhen realisht e bllokojnë dhe zhbollokojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale.