“Të kesh më shumë se 1 partner”| Balerina: Lidhjet e hapura po kthehen në trend
Arsyeja që njerëzit në këto fusha divorcohen nuk lidhet gjithmonë drejtpërdrejt me profesionin por sipas ekspertëve të martesave disa profesione duket se vijnë me një shkallë më të lartë divorci sesa të tjerët.
Balerina Rexhina Çuko tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se lidhjet e hapura me më shumë se një partner janë duke u kthyer në një lloj trendi, veçanërisht në profesionin e artistit.
“Janë shumë të njohura në fushën e artit. Domethënë që kemi një partner aktual, po i pranojmë edhe dy-tre partnerë të tjerë, ama mund të kthehesh sërish tek unë. Ndoshta këto lidhje mund të konsiderohen edhe të shëndetshme”, tha balerina.
Ajo u shpreh se ndodh që fama ti bëjë njerëzit arrogantë, sepse pretendojnë se mund të zgjedhin kë të duan, kur të duan dhe për sa kohë e duan. Por siç tha, ka shumë artistë që janë me këmbë në tokë, dhe këta janë më të dashur për publikun.