Fansat akuzojnë Hailey-n se kopjoi sërish Selenën me emisionin e fundit
Fansat e Selena Gomez sulmuan edhe një herë Hailey Bieber pasi ajo prezantoi emisionin e saj të ri të gatimit, gjë që i bëri të gjithë të mendonin se po kopjonte sërish këngëtaren.
Modelja publikoi emisionin e saj të ri “What’s in My Kitchen?”, për të cilin ajo tha se është ishte diçka që erdhi në mënyrë natyrale pas serisë së intervistave në YouTube, “Who’s in My Bathroom?”.
Sidoqoftë, fansat e Selenës nxituan të kritikojnë Hailey-n duke theksuar se emisioni i saj është i ngjashëm me serialin “Selena + Chef” të HBO Max.
“Hailey duhet të ndalojë së kopjuari Selenën dhe ajo duhet të fokusohet tek vetja”, shkroi një përdorues në Twitter. “Çdo individ ka një personalitet të ndryshëm dhe ne nuk mund të jemi ai person edhe nëse bëjmë të njëjtat gjëra si personi tjetër.”
“Më pas, ajo do të shpallë një shfaqje komedi misterioze me vrasje me Tim Allen dhe Jerry Seinfeld”, -tha dikush tjetër, duke iu referuar shfaqjes së Selenës, “Only Murders in the Building”.
Megjithatë, disa përdorues të mediave sociale e mbrojtën Hailey-n dhe dikush vuri në dukje se videot e gatimit kanë qenë një element kryesor në mediat sociale për më shumë se një dekadë dhe kritikat e fansave të Selenës janë të pabazuara.
Ndërsa dikush tha se koncepti pas ‘Selena + Chef’ është shumë i ndryshëm nga ai që bën Hailey.