Nertila Kapaj: Ai ishte e vetmja dashuri dhe s’kam për të pasur më, fatkeqësisht iu desh të dilte kundër të gjithëve për mua

Nertila Kapaj njihet tashmë si “vajza e 500 trëndafilave”, një nga dhuratat më të çmendura që i dashuri (i cili tashmë s’jeton më) i kishte bërë për t’i shprehur dashurinë e pamatë. Tashmë me trënfafilat në veshjet e saj, ish-modelja ka realizuar një set fotografish të nxehta ku nuk mungojnë dhe nudot, si për të dhënë mesazhin se gjithmonë duhet të gjendet forca për të vazhduar para. Disa muaj pasi miku i VIP-ave, Dollapi humbi jetën në një aksident me motor, Nertila rrëfen për herë të parë për revistën “Story” arsyet pse lidhja e tyre bëri bujë në kryeqytet dhe vuajtjen që po përjeton tani:

Ke realizuar disa foto ku bie në sy për linjat e bukura. Për çfarë projekti u realizua ky set?
Nuk u realizuan për ndonjë projekt të veçantë, por thjesht për qejf edhe pse është punuar shumë për këto foto duke përfshirë një staf të përgatitur.
Në disa prej tyre shfaqesh në kufijtë e nuditetit. Mendon se ka ende tabu kur vjen puna tek fotot artistike?
Në fakt ekzistojnë ende tabu kur bëhet fjalë për foto të tilla. Por këto janë vetëm foto artistike dhe kaq.
Më parë njiheshe si modele, çfarë drejtimi ka marrë jeta jote tani?
Në fakt unë nuk e vazhdoj më modelingun si punë. Jeta ime ka marrë rrjedhë tjetër duke iu përkushtuar biznesit. Për këtë arsye jam shkëputur nga modelingu si profesion, ndërkohë që ka ngelur thjesht një dëshirë që e praktikoj shpeshherë kur kam kohë dhe vetëm për pasion.
Para pak kohësh mediat shkruajtën për ty pas humbjes së parakohshme të partnerit Jetnis Dollapi, si pasojë e një aksidenti me motor. Si e superove dhembjen dhe çfarë të shtyn të ecësh përpara?
Është e vështirë të flas sepse shpirti më dhemb sa herë e kujtoj. Edhe pse mundohem të vazhdoj jetën pa të, prapë ai është me mua.
Nga fotot që poston duket se ai është dashuria jote e përjetshme. Çfarë të bëri të dashuroheshe aq shumë pas atij djali, dhe je e hapur për një dashuri të re?
Ai ishte e vetmja dashuri dhe s’ka për të pasur më. Ajo që më bëri të dashurohesha ishte se ai doli kundër gjithë botës për mua, më donte më shumë se çdo gjë sa dhe emrin tim e mori me vete.
Në ç’kuptim i doli botës kundër për ty?
Sepse ashtu ishim punët tona fatkeqësisht, që iu desh të dilte kundër të gjithëve për mua.

 

Nertila Kapaj: Ç’vlerë ka pasuria kur nuk mundesh t’i kthesh dot njerëzit që do më shumë

Je një bionde tipike që bie në sy, me cilën ikonë të botës së modës apo kinemasë të kanë krahasuar të tjerët?
Për të krahasuar po më kanë krahasuar, por nuk mendoj se kam krahasim. (qesh)
Dukesh shumë në formë, mund të na tregosh disa sekrete të mbajtjes së trupit?
Të them të drejtën kam kohë që nuk e mbaj fare trupin, madje as në dyqan nuk shkoj në këmbë. Mendoj që është thjesht çështje gjenetike.
Po ashtu nga fotot të krijon përshtypjen se jeton në luks. E aprovon këtë?
E thashë më sipër që i jam përkushtuar tashmë biznesit. Kështu që jeta ime nuk janë thjesht fotot, por është shumë më shumë se kaq.
Për ty kush është modeli perfekt i femrës që i ka të gjitha, edhe pamjen dhe di të joshë?
Dua të them se perfektja nuk ekziston, ndonëse unë nuk bazohem kurrë tek modeli i ndonje femre. S’e di po kështu jam rritur, të jem Nertila dhe mbi Nertilën s’ka.
Po mashkulli interesant si duhet të jetë që të tërheqë?
Për mashkullin interesant nuk kam mdonjë parim si duhet të jetë, se kur të ngjit, të ngjit dhe s’ke çfarë i bën.
Ç’të ka mësuar jeta deri tani që të bësh kujdes në të ardhmen?
Jeta ndonjëherë është shumë e padrejtë pasi të merr njerëzit që do më shumë në këtë botë, dhe çfarë vlere ka pasuria kur nuk mundesh t’i kthesh dot!