Një ide e çmendur dhe romantike, Irkenc Hyka rrëfen si i propozoi bashkëshortes
Irkenc Hyka dha një intervistë speciale këtë të premte përpara kastit të “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Ai foli mbi suksesin e tij, dha një performancë fantastike, por nuk la pa përmendur dhe detajet mbi martesën e tij.
I pyetur se si i ka propozuar gruas së tij, Irkenci tha:
“Ideja e parë që të hidhem me parashutë. Ai i parashutës më thoshte “Mos!” prej problemeve të kohës dhe të motit që kishte. Kështu që ne kemi qenë në Dhërmi, në breg të detit, ashtu siç ajo e meriton. Dhe përgjigjja ishte sigurisht që po”, tregoi ai për “Në Kurthin e Piter Pan”./tvklan.al