LUFTË BËRTHAMORE?! Izraeli sulmon centralet dhe krerët e ushtrisë së Iranit, nis hakmarrja e Teheranit. BOTA “mban frymën”
Izraeli ka nisur sulme të paprecedentë ndaj Iranit, duke synuar programin e tij bërthamor dhe udhëheqësit e lartë ushtarakë në një sulm që kryeministri Benjamin Netanyahu tha se do të zgjasë shumë ditë. Gjenerali Hossein Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, ishte midis të vrarëve në sulme. Ai ishte midis figurave…
TRAGJIKE / Lea Bajrami është vogëlushja nga Kosova që mbeti e vrarë në sulmin me armë në Austri
Në mesin e viktimave të vrarë sot nga sulmi me armë në një shkollë në Austri, tashmë është konfirmuar se është edhe një vajzë nga Kosova. Sot në Graz të Austrisë, u vranë dhjetë nxënës në një shkolle, ndërsa në mesin e tyre, është edhe Lea Bajrami nga Vitia e cila vijonte mësimet në të…
Shuhet në moshën 78 vjeçare ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi!
Ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare. Bukoshi vuante nga një sëmundje e rëndë shëndetësore. Bukoshi ka qenë ndër figurat më të njohura të skenës politike e shëndetësore të Kosovës. Ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ‘90 dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të…
Olta Gixhari: Jam e bindur që Luizi do ta fitojë Big Brotherin, e kam parë jashtë se sa shumë e duan njerëzit
Olta Gixhari ka pak javë që u largua nga shtëpia e famshme e Shqipërisë, Big Brother VIP.
Ajo doli me dëshirë pasi nuk mund të qëndronte më shumë për shkak të mallit që ndiente për të birin.
Aktorja së fundmi ka bërë një live për fansat, përmes të cilëve ka marrë pyetje të ndryshme.
Njëra nga pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte me fituesin e Big Brotherit, kush mendon ajo se do ta fitojë këtë edicion.
“Luizi. Jam e bindur që do ta fitojë Luizi edhe pse unë e kam shprehur e kam parë jashtë se sa shumë e duan njerëzit e kam kuptuar edhe brenda shtëpisë se sa shumë e duan njerëzit. Padiskutim që është një lojtar i fortë, ka shumë cilësi që janë për t’u dashur nga ana juaj”, u shpreh Gixhari.
“Jam e bindur që do ta fitojë Luizi, do doja të fitonte një femër siç e kam thënë dhe për mua absolutisht më e sakta aty brenda është Dea. Mendoj që dyshja finale do të jetë Dea, Luizi dhe shpresoj të jetë kështu”, shtoi artistja e njohur.
Olta përndryshe ka qenë njëra nga konkurrentet pretendente për të fituar Big Brotherin, një kundërshtare e madhe e artistit shkodran.