Ndahet nga jeta stilistja e njohur Dame Mary Quant që “shpiku” minifundet
Dizajnerja e modës Dame Mary Quant ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga familja e saj. Në një deklaratë për shtyp familja e saj tha se Mary “vdiq paqësisht në shtëpi në Surrey, MB këtë mëngjes”.
Dame Mary u vlerësua me projektimin e mini-fundeve në fillim të viteve ’60. Familja e saj tha se ajo ishte “një nga stilistet më të njohura ndërkombëtarisht të modës të shekullit të 20-të dhe një novatore e shquar”.
Ajo hapi dyqanin e saj të parë Bazaar në Kings Road në vitin 1955 dhe talentet e saj largpamëse, krijuan shpejt një kontribut unik në modën britanike.