Pse Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për emigrantët?
Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve që mbërrijnë në brigjet italiane përmes kalimeve të rrezikshme në Mesdhe. Kjo është hera e parë që Italia i drejtohet një mase kaq drastike që nga viti 2011, kulmi i krizës europiane të emigrantëve.
Ministria italiane për Mbrojtjen Civile dhe Politikat Detare tha se masa ishte e nevojshme për shkak të numrit në rritje të njerëzve që kanë shkuar në Itali që nga fillimi i vitit. Numri i emigrantëve pritet të vazhdojë të rritet me përmirësimin e motit në pranverë; 3,000 emigrantë mbërritën në Itali vetëm pak ditë më parë.
Gjendja e jashtëzakonshme – e cila do të zgjasë për gjashtë muaj – do të sigurojë një financim fillestar prej 5 milionë euro. Qeveria e krahut të djathtë të Giorgia Meloni-t thotë se kjo do të përdoret për të krijuar “struktura të reja, të përshtatshme si për strehimin, ashtu edhe për riatdhesimin e emigrantëve që nuk i plotësojnë kushtet për të qëndruar.”
Qeveria italiane thotë se gjendja e jashtëzakonshme është vetëm një zgjidhje e përkohshme e një problemi që kërkon një zgjidhje në mbarë Europën.
Anabelmagazine