Genta Ismajli i humbi kilet e shtatzanisë, shfaqet elegante në krah të partnerit!

Genta Ismajli është rikthyer në peshën e saj ideale; këngëtarja i ka hequr kilogramët e shtatzanisë dhe u shfaq shumë në formë në fotot e fundit të postuara në krah të partnerit të saj, Huseyin Usta.

Ylli i hitit “Guximi” publikoi në InstaStory disa fotografi të reja, ku dukej mjaft elegante e veshur me një kostum të zi dhe kapele në kokë.Të dy në fakt, ishin mjaft elegantë në foton e përbashkët, ku Genta kishte nxjerrë në pah barkun e tonifikuar dhe dukej mjaft krenare për formën e mirë trupore.

Cifti janë prindër të binjakëve Ivy Blue dhe Icon, të cilët erdhën në jetë vitin e kaluar.

Të dy ata janë shprehur se binjakët, djalë dhe vajzë, erdhën si një bekim në jetën e tyre.

Bordo