“Më keq se vdekja”, Fleura Shkëmbi: Ulërita kur pash gjestin që bëri Dalai Lama
Hipnoterapistja Fleura Shkëmbi, tha se në momentin e parë që ka parë videon e Dalai Lamës, që pasi e puthi në buzë një djalë të mitur, i kërkoi atij që t’i thithte gjuhën, ka bërtitur me të madhe aq sa njerëzit që kishte pranë menduan mos kishte vdekur dikush.
Ajo tha se për të pamja që pa ishte më keq se vdekja, pasi veprimi i Dalai Lamës do ketë një ndikim shumë të madh te i gjithë komuniteti budist.
“Kur hapa telefonin dhe po shikoja lajmet, kam gërthitur si duket në një moment saqë më thanë kush ka vdekur. Thashë kjo është më e fuqishme se vdekja. Në atë moment nuk është problemi vetëm se çfarë bëri Dalai Lama, por te një komunitet shumë i gjerë.
Njerëzit që kanë besuar te budizmi e kanë parë atësi idhull, si njeriun nga i cili do mësonin. Tani bie e gjithë kjo figurë dhe ne të tjerët që mund të kemi parë e kemi lexuar librat e tij, apo e kemi ndjekur, kemi një neveri brenda vetes. Sepse ky besim është i lidhur me Dalai Lamën”,-tha për Euronews Albania hipnoterapistja Fleura Shkëmbi.